Besim Brahimi që nga e shtuna nuk është selektor i Kosovës në boks.
Brahimi bëri të ditur se vendosi të japë dorëheqje për shkak të padrejtësive brenda Federatës së Boksit të Kosovës (FBOXK).

Mos pagesa si dhe përzierja në punën e tij nga anëtarët e bordit janë arsyet që sollën deri te ky vendim.
Trajneri në një intervistë për Arbresh.info ka treguar se ai nuk është paguar për shërbimet e tij.
“Unë që shtatë vite jam selektor dhe asnjëherë skam pasur pagë. Vetëm në kampionate evropiane dhe botërore dhe në disa turne jashtë vendit kemi pasur mëditje nga 20 euro si selektor. Së pari presidenti i federatës ka ndërhy në përzgjedhjen e sportistëve që kanë përfaqësuar shtetin. Po ashtu komisioni që zgjedh trajnerët dhe sportistët më të mirë të viti më ka shpallur mua, por ka ndërhyrë presidenti dhe e ka shpallur dikë tjetër. Këto gjëra janë të padrejta për mua dhe për krejt sportin. Kjo ndikon te sportistët, por unë ata sportistë që janë të mirë do t’i përkrahi”, tha ai.

Tutje ai paralajmëroi FBOXK-in se mund edhe të përfaqësojë shtet të tjera nëse nuk ka ndryshime.
“Me këtë kryetar dhe me këtë bord unë nuk mundem të kthehem sepse janë përçarës. Për mos me u prish boksi ky kryetar duhet të jap dorëheqje sepse nuk është duke punuar në të mirën e boksit. Por, nëse nuk japin dorëheqje unë mund t’i marrë sportistët e mi edhe mund të shkojë ta përfaqësoj ndonjë tjetër shtet”, tha Brahimi.
Brahimi është trajner i klubit të boksit “Gollaku”.
Ai trajnon boksier si Shpejtim e Bashkim Bajoku, Patriot Behrami dhe disa të tjerë, që përfaqësojnë Kosovën në ngjarjet e mëdha.
Shpejtim Bajoku suksesin më të madh e ka arritur në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, ku fitoi medaljen e bronztë./Arbresh.info/

Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...