Kampionati Botëror për Klube ka nxjerr në pah një emër të madh tek Real Madridi. Bëhet fjalë për 21-vjeçarin, Gonzalo Garcia.
Futbollisti i ri spanjoll ka qenë protagonist në të gjitha ndeshjet e Real Madridit, deri më tani, shkruan Arbresh.info.
Ai ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asistim deri në rrethin e tetë më të mirëve të këtij kompeticioni.
Garcia i prinë listës së golashënuesve në këtë turne, së bashku me Di Marian, Guirassyn dhe Marcos Leonardon, me nga katër sosh secili.
Mirëpo, këta të fundit janë eliminuar nga kjo garë, dhe tani Garcia e ka mundësinë që me një gol potencial në gjysmëfinale të prijë i vetëm këtë listë.
Real Madridi në gjysmëfinale do të përballet me kampionin e Evropës, PSG, ku e pret një duel tejet i vështirë duke marrë parasysh mungesën e Huijsen, pas atij kartoni të kuq në çerekfinale ndaj Dortmundit.
Ndeshja mes Realit dhe PSG luhet me 9 korrik me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info

Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...