Bora fitoi çerekfinalen e parë të Kupës së Kosovës ndaj Rahoveci 029 me rezultat 79:70 (13:15, 25:19, 23:18, 18:18).
Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, duke përfunduar 13:15, derisa vendasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, duke pasur epërsi të lehtë, për të shkuar në pushim me katër pikë epërsi 38:34.
Edhe pjesa e dytë ishte interesante, ku skuadra prishtinase ishte më e mirë në periudhën e tretë 23:18, derisa dhjetë minutat e fundit ishin më të barabartë, 18:18, për të përfunduar ndeshja 79:70.
Më i miri te vendasit ishte Tyler Cheese me 25 pikë e katër kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Kentrell Pullian me 23 pikë e gjashtë kërcime.
Më 21/22 janar zhvillohet ndeshja e kthimit dhe skuadra që është më e mirë nga dy ndeshjet kualifikohet në gjysmëfinale.
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia ës...
Alonso: Simeone e kaloi kufirin, e dëgjova se çfarë i tha Vi...
Bora pastron ajrin në Prishtinë, ja ku renditet sot kryeqyte...
“Florentino do të të largojë, mbaje mend çfarë po të them” &...
Numërohen mbi 85% e votave me postë, kjo është renditja
SHBA-ja ia kujton Shqipërisë: Do të përballemi me kartelet e...