Mesfushori Giacomo Bonaventura ka vendosur të kalojë te rivali Roma, kur të largohet nga AC Milan në fund të sezonit.
Kontrata momentale lojtarit i skadon në verë dhe pas plotë 10 viteve në “San Siro” do largohet, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Corriere di Bergamo, 30-vjeçari ka zgjedhur Romën si destinacioni i radhës që të kalojë edhe disa vite të karrierës para se të pensionohet.

Klubet italiane Atalanta dhe Torino se bashku me gjigantin anglez Arsenal, gjithashtu kishin interesim, por nuk kanë arritur ta bindin italianin.
Thuhet se projekti i Romës ishte i mjaftueshëm për Bonaventura-n që të refuzoi të gjitha ofertat.
Këtë sezon Bonaventura ka bërë 19 paraqitje për “Rosonerët” duke shënuar tri gola./arbresh.info.
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...