Arsenali është duke menduar të transferojë mbrojtësin brazilian të Chelseat, David Luiz.
Trajneri francez i Arsenalit, Arsene Ëenger, është duke dëshiruar të përforcojë mbrojtjen e skaudrës së tij, dhe është duke e konsideruar të ofrojë 30 milionë euro për David Luiz.
Luiz dhe trajneri i Chelseat, Antonio Conte janë përplasur në muajin e kaluar për shkak të përformancës së dobët të mbrojtësit në ndeshjen kundër AS Romës, në Ligën e Kampionëve, raporton “Daily Star”, transmeton arbresh.info.
Deri tashmë, Luiz ka bërë vetëm një paraqitje në kuadër të Ligës së Kampionëve, kundër Qarabag.
Conte vazhdon të insistojë se braziliani është i lënduar në gjurin e majtë.
Besohet se Chelsea, është i gatshëm të pranojë oferta për shërbimet e brazilianit.
Arsenali, Manchester United dhe Bayern Munich janë duke e monitoruar situatën e tij, e cila nuk është aspak e mirë. /arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër