Cluj ka marrë mbi 8 milionë euro nga transferimet e lojtarëve, por të ardhurat mund të rriten në periudhën e ardhshme, pasi sipas Prosport, sulmuesi anësor Ermal Krasniqi mund të kalojë te Bologna.
Ermal Krasniqi ishte lojtari që kishte çmimin më të lartë në klub në afatin kalimtar veror, por që oferta që kërkonin Cluj nuk erdhi.
Bologba ishte dhe mbetet klubi që ka më së shumti interesim për anësorin, ndërsa vlera prej 5 milionë euro e kërkuar nga rumunët ishte negociuar deri në skadimin e afatit kalimtar veror.
Megjithatë duket se italianët nuk kanë hequr dorë plotësisht nga Krasniqi, pasi ekziston një marrëveshje mes Bolognas dhe Cluj që transferimi të bëhet në dimër.
Rumunët kanë pranuar që italianët ta marrin Krasniqin në huazim për gjashtë muaj, për një milion euro dhe pjesën tjetër të shumës së transferimit ta paguajnë në verën e vitit të ardhshëm.
Bologna ka investuar gati 50 milionë euro në transferime në verë, por kërkon ta përforcjë sulmin dhe për skuadrën e Thiago Mottas duket ideal. /Telegrafi/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...