Boksieri amerikan Deontay Wilder e arriti shifrën prej 927 pikëve në matësin e fuqisë së grushtit, edhe pse e goditi atë me dorën e tij më të dobët dhe nuk lëvizi me trup për të marrë më shumë fuqi.
Kampioni i WBC 34-vjeçar e ka dëshmuar fuqinë e grushtit të tij edhe në 41 fitoret me nokaut nga gjithsej 43 meçet e tij si boksier profesionist, transmeton Gazeta Express.
“Artisti i nokautëve” Wilder e dëshmoi fuqinë e grushtit të tij edhe gjatë një episodi të Inside PBC Boxing.
Wilderi u shty në një përballje me boksierin tjetër amerikan, Jarrett Hurd, i cili e provoi i pari fuqinë e tij në matësin për fuqinë e grushtit.
Ish-kampioni i kategorisë së peshave të lehta dhe të mesme, 29-vjeçar, e goditi me të gjithë forcën dhe më dorën e djathtë matësin dhe e arriti shifrën prej 935 pikëve.
Ndërsa, kur i erdhi radha Wilderit, ai vendosi të mos merrte forcë edhe me trup dhe ta provonte fuqinë e tij me dorën më të dobët, grushtin e majtë.
Përkundër që i kishte këto dy “pengesa”, Wilderi e arriti shifrën prej 927 pikëve, duke mbetur vetëm tetë pikë prapa Hurd, i cili e përdori të gjithë fuqinë e vet.
Tifozët në rrjetin social Twitter e kanë lavdëruar Wilderin, duke sugjeruar se matësi i fuqisë së grushtit s’do të mundë ta kishte përballuar një goditje të Wilderit nëse ai do ta kishte përdorur të gjithë fuqinë e vet.
Manchester United shënon fitoren e tretë radhazi në Premier ...
Benzema drejt largimit nga Al Ittihad, gjiganti tjetër arab ...
Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmër...
Tottenham – Manchester City, formacionet zyrtare
Albin Kurti viziton studion e fotografit Hazir Reka: Ai doku...
Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë, arrestohet ...