Reshat Mati ka zhvilluar një përballje interesante boksi gjatë mbrëmjes së djeshme.
Boksieri i njohur shqiptar është përballur me afrikanin, Dennis Okoth.
Mati i njohur ndryshe si “Ariu shqiptar” e ka nokautuar Okothin pas gjashtë rundesh.
Përballja e djeshme i kishte tetë runde, por vetëm pas gjashtë rundesh, Mati arriti fitoren.
Pas meçit, boksieri shqiptar tregoi edhe pse ishte i veshur si “Batman” mbrëmë.
“Kam bërë një sondazh në ‘Instagram’ që me çfarë veshje të futem në ring, me “Spiderman” apo me “Batman”, deklaroi Mati.
“Ndjekësit e mi zgjodhën ‘Batman’-in dhe unë hyra kështu. Në fakt që në raundin e parë kam dëmtuar të dyja duart e mia. Nuk i ndieja fare, madje edhe këtë pijen tani që po e konsumoj e ka hapur dikush tjetër se unë nuk mundja. Nuk po i ndiej duart fare edhe tani”, shtoi ai.

Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...