Skuadra norvegjeze Bodo/Glimt ka bërë një nga befasitë më të mëdha në historinë e Champions League, duke eliminuar Inter në “San Siro” dhe duke kaluar në raundin e 1/8-ve të finales.
Pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë në Norvegji, Bodo/Glimt ka shkuar në Milano me avantazh, por përballë ka pasur finalistët e sezonit të kaluar dhe liderët e Serie A. Megjithatë, mysafirët nuk janë trembur dhe kanë fituar 1:2 dhe kanë kaluar tutje me rezultatin e përgjithshëm 5:2.
Derisa pjesa e parë nuk ka pasur gola, goli i parë për Bodo/Glimt ka ardhur në minutën e pesëdhjetë e tetë me Hauge.
Pastaj në minutën e shtatëdhjetë e dytë Evjen ka shënuar për 0-2.
Inter ka reaguar shpejt dhe ka ngushtuar shifrat në 1-2 me anë të Alessandro Bastoni në minutën e shtatëdhjetë e shtatë, pas asistimit nga Ange-Yoan Bonny, por kjo nuk ka mjaftuar për përmbysje.
Inter është përpjekur të rikthehet në lojë, por Bodo/Glimt ka mbrojtur me disiplinë dhe siguruar një kualifikim historik. Për klubin nga një qytet i vogël norvegjez, kjo fitore konsiderohet si suksesi më i madh në histori.
Edhe Newcastle e ka siguruar kalimin në 1/8-tën e finales pas fitores 3-2 ndaj Qarabag në ndeshjen e kthimit, duke triumfuar me rezultat të përgjithshëm 9-3.
Megjithatë, skuadra nga Azerbajgjani ka vendosur një rekord negativ, duke u bërë ekipi që ka pësuar më së shumti gola (30) në një sezon të vetëm të Champions league që nga viti 1992/93.
Në mesin e skuadrave që kanë siguruar kualifikimin është edhe Bayer Leverkusen, që i ka mjaftuar barazimi 0:0 me Olympiacos pas fitores së ndeshjes së parë 2-0 në Athinë, dhe tashmë e vazhdon rrugëtimin në garën më prestigjioze evropiane për klube.
Më herët gjatë ditës, kualifikimin e kishte siguruar edhe Atletico Madrid.
Të mërkurën në mbrëmje zhvillohen edhe katër ndeshje të tjera, të cilat do të kompletojnë listën e skuadrave që kalojnë në raundin e 1/8-ve të finales së Champions League.
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...