Liverpool ka marrë një vendim të madh për sezonin e ardhshëm, duke përcaktuar trajnerin e ri që do të udhëheqë skuadrën.
Sipas raportimeve të BILD, Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri i ri për sezonin e ardhshëm.
Drejtuesit e Liverpool besojnë se tekniku spanjoll është njeriu i duhur për të rikthyer ekipin në garë për titullin e Premier League, pas një periudhe me luhatje në rezultate.
E ardhmja e Arne Slot tashmë është çështje e mbyllur sipas mediumit gjerman.
Kujtojmë se Alonso ka drejtuar me sukses Leverkusenin dy sezone më parë, teksa më pas pati një aventurë të shkurtër me Real Madridin, ku nuk i eci ashtu siç dëshiroj, dhe u largua pas vetëm disa muajsh.
Tek Liverpooli, Alonso do t’i gjej ish-lojtarët e tij Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong.
Kujtojmë se sezoni i Liverpoolit është në rrezik, pasi për momentin nuk gjendet në top katërshe në Angli, kurse në Evropë do të luaj në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ku e pret PSG./Arbresh.info
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic