Në këtë sezon të tmerrshëm për Manchester United atyre iu ka rënë edhe vlera prej një miliard dollar.
Kompania kontrolluese që posedon klubin ka parë një zhdukje prej 25 për qind të vlerës së tyre gjatë kohës kur United është “rrëzuar” edhe në fushë, transmeton portali arbresh.info.
Vlera e Manchester United kishte preku majën prej 4.27 miliard dollar në fund të muajit gusht të vitit të kaluar, por tani vlera është 3.25 miliard dollar.
Skuadra shijoi një sukses të shkurtër me arritjen në detyrë të Ole Gunnar Solskjaerit si trajner duke fituar tetë ndeshje radhazi. Por, performancat e tyre kanë pësuar një rënie që nga muaji shkurt, andaj edhe vlera e klubit ka rënë sërish.
Investitorët thuhet se janë të shqetësuar rreth çështjes së financimit të shpenzimeve të mëdha të United gjatë verës për të përmirësuar skuadrën.
Dhe në rast se United nuk përfundon në top katërshe, kjo mund t’i kushtoj klubit edhe më shumë./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...