Beteja e përjetshme mes ikonave të Barcelonës dhe Real Madridit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo është gjë shumë e mirë për futbollit, thotë legjenda braziliane Ronaldinho.
Për më shumë se një dekadë, këto dy yje e kanë shndritur galaktikën e sportit.
Messi dhe Ronaldo i kanë ndarë mes vete 10 Topa të Artë në këto 10 vite, përfshirë rekorde të shkëlqyera për shënimin e golave, trofe të shumtë dhe rekorde të panumërta.
Ndërkohë, dy herë Lojtari i Vitit në Botë, ka thënë për Metro: “Është një betejë e shëndetshme, që është e mirë për futbollin, sepse ata janë dy lojtarë që janë gjithmonë prezent për ta përcaktuar se kush e fiton Topin e Artë, për të parë se kush është më i miri në botë”.
“Prandaj, është betejë e mirë për futbollin dhe për të gjithë ata që e duan këtë sport”, shtoi ai.
Deliu-Kodra: Sot vazhdon “karateja” për zgjedhje të presiden...
ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Nigeri që vrau 29 pers...
Enver Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pr...
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira