Bernard Berisha po gëzon formë të shkëlqyeshme. Futbollisti kosovar sot është zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit gusht tek klubi i tij, Akhmat Grozny
Bernard Berisha po kalon nëpër një formë të shkëlqyeshme.
Futbollisti kosovar po shkëlqen në kampionatin rus të futbollit me ekipin e tij, Akhmat Grozny, ku nuk po i mungojnë golat dhe asistimet.
Prandaj, përfaqësuesi kosovar është zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit që shkoi.
“Bernard Berisha është lojtari më i mirë i ekipit për muajin gusht pas rezultateve nga sondazhi i bërë. Më shumë se gjysma e votave (55%) i janë dhënë futbollistit kosovar”, njofton klubi rus në rrjetet sociale.

Berisha u rikthye në Përfaqësuesen e Kosovës, ku premton se do ta japë kontributin e tij nëse i jepet rasti nga trajneri Bernard Challandes për ndeshjet e shtatorit, më 7 kundër Republikës Çeke dhe më 10 ndaj Anglisë. /Gazeta Express/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...