Real Madrid po vazhdon punimet për ndërtimin e “Santiago Bernabeu” të ri.
Klubi madrilien ka publikuar detaje të reja të sistemit të vendosjes dhe ruajtjes së barit, që do të jetë një ndër gjërat më spektakolare të këtij stadium, që do të ketë si fushën, ashtu edhe çatinë e lëvizshme.
? ¡PERO QUÉ LOCURA ES ESTA!
¡Impresionante! #NuevoBernabéu (parte I): pic.twitter.com/HEsxVCdaoI
— Madrid Sports (@MadridSports_) November 4, 2021
Në videon e publikuar, tregohet mënyra si do të funksionojë mekanizmi me anë të të cilit bari do largohet ng afusha dhe do futet poshtë saj, për ta ruajtur nga një ndeshje në tjetërn.
Në “guvën” poshtë stadiumit, 35 metra e thellë, do të ruhet bari me kushte të përsosura ajrosjeje, klumatizimi, ndriçimi dhe trajtimi me rreze ultravjollcë.
Con guiño a Dončic y Nadal, conciertos, ferias, NFL… ¡Qué pasada! ? pic.twitter.com/DJjvpLs3U4
— Madrid Sports (@MadridSports_) November 4, 2021
Jo vetëm kaq, klubi do ta shfrytëzoj hapsirën e fushës edhe kur nuk ka ndeshje.
Terreni do të ketë edhe bar artificial dhe aty do të zhvillohen koncerte, kongrese e evente të ndryshme, deri në basketball e tenis.
Bernabeu i ri do të ketë edhe 5 restorante me pamje nga fusha, që do jenë aktivë gjatë gjithë javës, përfshirë edhe ditën e ndeshjes./Arbresh.info
Cena con vistas al partido y el Sky Bar (parte final).
¡Qué maravilla de estadio! pic.twitter.com/3v6hKEVHXW
— Madrid Sports (@MadridSports_) November 4, 2021
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...