Talenti i shumëvlerësuar i Barcelonës, Adrian Bernabe Garcia do t’i bashkohet falas Manchester Cityt në fund të muajit.
Si një mesfushor me tipare sulmuesi, Bernabe ka një kontratë me skuadrën në Camp Nou të vlefshme deri në 30 qershor, por adoleshenti ka postuar një mesazh në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram duke konfirmuar largimin, transmeton portali arbresh.info.
‘Diario Sport’ po ashtu raporton se 17-vjeçari do të largohet për transferim te kampioni anglez i Premierë Ligës duke lënë gjigantin katalunas.
Adoleshenti iu bashkua Barcelonës nga rivali katalunas, Espanyol, si një 12 vjeçar dhe është vlerësuar si njëri nga talentët më të mirë te akademia La Masia e klubit.
Adrian Bernabe Garcia do t’i bashkohet sistemit të ri të skuadrës nën udhëheqjen e Pep Guardiolas./arbresh.info/
Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda gjashtëmujorit të parë...
Akuza të ndërsjella mes Rashiqit dhe Listës Serbe lidhur me ...
Mbappe mungoi në stërvitjen e sotme të Realit, megjithatë dy...
Zelensky: Takim i ri tripalësh me SHBA dhe Rusinë
Benita: Të gjitha femrat kanë dëshirë të kenë një mashkull s...
PSG kompleton transferimin e Dro Fernández