Google ADS

Berisha tregon për ndërprerjen e bashkëpunimit me Feronikelin, flet edhe për ofertat

12:47 | 1 Shtator 2020
Arbresh Info

Qendërmbrojtësi Ilir Berisha, dje konfirmoi se ka ndërprerë kontratën me FC Feronikelin para kohe.

Berisha u transferua te Feronikeli në dhjetor, kurse dje në mënyrë paqësore ndërpreu kontratën me skuadrën e drejtuar nga Afrim Tovërlani.

Ai në një intervistë për arbresh.info, tha se edicioni që lamë pas ishte shumë i çuditshëm shkaku i pandemisë, derisa nuk arritën objektivin, i cili ishte dalja në Evropë.

Ishte një sezon i çuditshëm për të gjithë Superligën duke marrë parasysh pandeminë, mirëpo në përgjegjësi mirë edhe pse dështuam të fitojmë ndonjë trofe ose të dalim në Evropë”, deklaroi fillimisht Berisha.

Mbrojtësi konfirmoi se ndërprerja e bashkëpunimit ishte vendim i dy palëve dhe gjithçka ka përfunduar në mënyrë paqësore.

“Kemi rënë dakord të ndërpresim kontratën para kohe, vendimi ishte i dy palëve dhe me mirëkuptim të plotë sepse e kemi parë të arsyeshme”, vazhdoi ai.

Në fund, Berisha konfirmoi se është në bisedime me disa skuadra nga Kosova dhe Shqipëria, kurse vendimin përfundimtar do ta marrë gjatë javëve të ardhshme.

“Jam në kontakt me disa skuadra nga Kosova dhe Shqipëria, por nuk dua të përmend emra sepse s’ka asgjë konkrete. Gjatë javëve të ardhshme se bashku me familjen time do e diskutojë këtë temë dhe pastaj do vendosi”, përfundoi Berisha.

Mbetet të shihet cilës skuadër do i bashkohet Berisha, i cili më herët ishte pjesë edhe e FC Prishtinës./E.Bytyqi /arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale