Etrit Berisha ka thënë se kundërshtari më i vështirë i Grupit A është Franca
Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka folur për skuadra rivale në Grupin A të Kampionatit Evropian, Franca, Zvicra dhe Rumania.
I pyetur se cilit sulmues i druhet më shumë në Evropian, Berisha ka zgjedhur lojtarët e Francës. Por ai është i ndërgjegjshëm se duhet përqendrim maksimal ndaj çdo ekipi e lojtari kundërshtar.
“Unë vlerësoj më shumë, apo shikoj më shumë ekipin, jo vetëm sulmuesin. Nëse do të zgjidhja individualisht, do ishte Franca, që ka shumë individë me kualitete më mëdha, pa anashkaluar Zvicrën dhe Rumaninë që kanë lojtarë mjaft të zotë, në sulm dhe në reparte të tjera. Ne do të mundohemi sa më shumë të përgatitemi të përballojmë si sulmuesit, ashtu edhe mesfushorët dhe mbrojtësit që mund të jenë ndëshkuesit tonë”, tha portieri i Kombëtares.
Ai është i sigurt që miqësia me futbollistët shqiptarë të Zvicrës, nuk do të jetë pengesë për objektivat e kombëtares në ndeshjen kundër tyre.
“Kam pasur kontakte me Shaqirin për sa kohë që ai ishte te Interi, por nuk kemi folur asnjëherë për kombëtaret. Ka shumë lojtarë shqiptarë te Zvicra, por ne do të shohim punën tonë dhe do të përpiqemi në maksimum për të fituar ndeshjen ndaj tyre”, premtoi Berisha.
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...
Spiropali në mbështetje të studentëve në RMV: Gjuha shqipe ë...
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...