Lazio i është afruar marrëveshjes për të nënshkruar me Valon Berishën nga Red Bull Salzburgu pasi reprezentuesi i Kosovës i është nënshtruar testeve mjekësore mëngjesin e sotëm (e shtunë).
Valon Berisha kreu testin mjekësor te Lazio para finalizimit të marrëveshjes për transferim nga Red Bull Salzburgu, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Kosovës arriti në klinikën Paideia për teste para transferimit të tij prej 7.5 milionë euro në Stadio Olimpico.
https://twitter.com/OfficialSSLazio/status/1012939261459484672
Berisha, i cili shënoi në ndeshjen e parë çerekfinale të Salzburgut në Evropa Ligë të fituar kundër Lazios gjatë muajit prill, pritet të nënshkruaj një marrëveshje që është e vlefshme deri më 2023.
25-vjeçari është përforcimi i tretë pas Mattia Sprocatit dhe mbrojtësit tjetër me prejardhje shqiptare Riza Durmisit./arbresh.info/
https://twitter.com/OfficialSSLazio/status/1012957959444422656
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër