Bernard Berisha pret se Kosova të marrë pikët e plota në ndeshjen e parë në kualifikimet për “Euro 2020”.
Pas barazimit në miqësoren me Danimarkën në “Fadil Vokrri”, që përfundoi 2-2, Kosova tani do të përballet me një skuadër të një niveli më të ulët se ajo që u përball mbrëmë në Prishtinë, Bullgarinë.
Por, kjo ndeshje do të jetë më e veçantë – sepse do të jetë e para në kualifikimet për Kampionatin e Evropian.
Sipas Bernard Berishës, i cili pati disa minuta mbrëmë në “Fadil Vokrri”, “Dardanët” janë gati me synimin për t’i marrë pikët e plota kundër Bullgarisë, që sot nis aventurën për “Euro 2020” kundër Malit të Zi.
“Bëmë një ndeshje të mirë ndaj Danimarkës, shpresoj që të bëjmë mirë edhe ndaj Bullgarisë sërish”, u shpreh Berisha për Super Sport.
“Ndeshja me Bullgarinë do të jetë ndryshe, por normalisht që ne do të futemi në fushë për të marrë fitore”, shtoi ai.
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...
Haziri: Abdixhiku e ka dhënë aktin e dorëheqjes
Stuhitë vazhdojnë të godasin Italinë jugore, shkaktojnë kaos...