Klubi grek i Superligës, AEL Larissa kishte njoftuar në faqen e tij zyrtare se kishte arritur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit shqiptar, Idriz Batha.
Por gjithçka është anuluar tashmë dhe ish kapiteni i Partizanit do të duhet të kërkojë për një tjetër skuadër u të vijojë karrierën.
Shkaku kryesor i anulimit të marrëveshjes ka qenë një foto në internet e mesfushorit, që shfaqet duke bërë me duar shqiponjën dykrenare të flamurit shqiptar.
Kjo sqarohet edhe në tekstin e mesazhit që drejtori sportiv i klubit grek, i ka dërguar menaxherit të futbollistit, ku e njofton për anulimin e marrëveshjes.
“Arsyeja kryesore e prishjes së kësaj marrëveshjeje është se ne kemi parë një foto të lojtarit në internet, ku bën me duar simbolin e Shqipërisë së Madhe. Kjo është diçka e papranueshme për ne sepse kemi shumë lojtarë serbë në skuadër dhe për më tepër, Shqipëria e Madhe përfshin pjesë nga Rajoni i Maqedonisë në Greqi, gjë që zhgënjen edhe fansat tanë”, thuhet mes të tjerash në mesazhin e drejtorit të AEL Larissas, Vassilis Vanis.
Kushtetuesja: Zgjedhja e Rashiqit nënkryetar i Kuvendit nuk ...
AIP thirrje për insitucionet edukativo- arsimore – Ku...
Manipulimet në Malishevë: Mbi 17 mijë vota u keqpërdorën
Aeroporti i Prishtinës me rekord të ri, mbi 4.6 milionë udhë...
Aksioni për manipulim zgjedhor në Malishevë: 68 persona të i...
Skandal zgjedhor në Malishevë/ Mbi 17 mijë vota të manipulua...