Atalanta ka pësuar humbje ndaj Napolit në sfidën e mbrëmshme në kuadër të Serie A, me rezultat 2-1.
Pas kësaj humbje, Berat Gjimshiti, ka folur për kanalin zyrtar të klubit të Atalantës.
Berat Gjimshiti komentoi humbjen që pësoi Atalanta ndaj Napolit.
“Është e vështirë të komentosh ndeshjen, na duhet kohë. Duhet ta analizojmë ndeshjen, në pjesën e dytë kishim qasjen e duhur. Dukej sikur ishim afër golit të dytë, pastaj bëmë një gabim dhe ata shënuan dhe ne humbëm, ka thënë fillimisht mbrojtësi i Atalantës.
Ai shkurtimisht tha se kjo humbje ndaj Napolit dhemb shumë.
“Ashtu siç shkuan gjërat, dhemb shumë”, potencoi Gjimshiti.
Për fund ai tha se tani duhet të fokusohen në ndeshjen e Europa League ndaj Sportingut.
“Tani duhet të mendojmë për ndeshjen kundër Sportingut, një ndeshje e ngjashme me Napolin. Ne kuptuam në ndeshjen e parë se ata janë teknikë dhe të shpejtë, duhet të japim maksimumin dhe të fitojmë përsëri”, ka përfunduar kapiteni i kombëtares kuqezi.
Pas kësaj humbje Atalanta është në pozitën e pestë me 20 pikë./Arbresh.info/
Përfshihen nga flakët dy vetura në Vlorë
Kuvajti ndalon disa dronë iranianë
Shpërthime në disa vende të Lindjes së Mesme
Spalletti s’i ndalë lëvdatat për yllin e Kosovës: Edon Zhegr...
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Haxhiu pret sot në takim homologun nga Shqipëria, Niko Peles...