Pa Stevan Joveticin, Fatos Beqiraj dhe Stefan Mugosa do të jenë përgjegjës për fazën sulmues të malazezëve.
Mali i Zi dhe Kosova do të takohen pa praninë e shikuesve gjatë mbrëmjes së ditës së nesërme në Podgoricë, me fillim në ora 20:45.
Mediat u interesuan nëse sulmuesi pejan do të jetë kapiten i ekipit kombëtar malazez në kuadër të ndeshjes për kualifikueset e kampionatit evropian të vitit 2020.

Ljubisa Tumbakovic
Trajneri Ljubisa Tumbakovic nuk iu përgjigj direkt pyetjes së gazetarëve duke lënë të kuptohet se deri në momentin e fundit nuk dihet nëse do të luajë ish-lojtari i ekipit të Besës.
“Nëse luan dhe nëse do të luajë, do ta shihni nesër”, tha shkurtimisht Tumbakovic gjersa u pyet rreth presidentit të ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrrit, ku strategu pohoi se “ishte shoku im”.
Ai më tutje ka folur rreth ndeshjes me “Dardanët” duke cilësuar lojën individuale të ekipit tonë përfaqësues.
Ndryshe, Mali i Zi zë pozitën e katërt të renditjes tabelore të Grupit A me një pikë, po aq sa kanë edhe “Dardanët” e vendit të tretë. /Telegrafi/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...