Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, ka pësuar një lëndim në kofshë në fitoren e së shtunës mbrëma kundër Real Sociedad.
Benzema qëndroi vetëm 16 minuta në ndeshjen e zhvilluar në “Anoeta” për shkak të një problem në kofshë, megjithëse zëvendësuesi i tij, Luka Jovic shënoi një gol dhe asistoi për Vinicius, pasi madrilienët kaluan tetë pikë përpara në krye të tabelës.
Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, thotë se Benzema shpejt mori vendim të largohej, sepse nuk done të rrezikonte të bënte problemin më serioz.
Francezi pritet të humbas ndeshjen e mesjavës në “Champions League” kundër Interit, por mund të kthehet për derbin e Madridit kundër Atletico Madridit në javën e ardhshme.
“Karim ka pësuar një lëndim në kofshën e tij, kjo e shqetësoi pak në lojë dhe nuk mendoj se do të jetë i gatshëm për të martën, por ndoshta për të dielen”, tha Ancelotti./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...