Sulmuesi i Real Madridit , Karim Benzema tha se nuk e dinte që do shkonte te ekipi më i mirë në botë.
Karim Benzema momentalisht është në qendër të vëmendjes pas performancës ndaj PSG-së në rikthimin sensacional të Real Madridit (3:1).
Ai me tre gola ndaj parisienëve, u bë golashënuesi i tretë më i mirë në histori me 309 gola, duke e kaluar legjendën Alfredo Di Stefano me 308.
Në intervistën e sotme për Real Madrid TV, ai kujtoi shumë momente që ka kaluar te ‘Los Blancos’.
I pyetur se si e kujton Benzeman e moshës 21 vjeçari, ai tha se nuk e dinte që do shkonte te klubi më i mirë në botë dhe se çfarë do të thoshte.
“Shumë ndryshe. Nuk e dija që do të vija në klubin më të mirë në botë dhe çfarë do të thoshte. Unë vija nga Lyon dhe isha shumë i lumtur. Në kokën time kisha dëshirë të kem sukses me Madridin”, tha Benzema.
Francezi gjithashtu u pyet nëse e mendon të kalojë edhe legjendën tjetër madrilene Raul Gonzales i cila ka gjithsej 323 gola.
“Më bën të dëshiroj më shumë të fitoj trofe. Nëse e bëjë këtë do të shënoj shumë gola. Kur të jem më afër tij do të flasim”, ishin fjalët e francezit.
Benzema aktualisht po kalon në një formë fenomenale duke e ndihmuar klubin madrilenë të kenë suksese në La Ligë si dhe në Ligën e Kampionëve.
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...