Karim Benzema ka shënuar dy gola të shpejtë në ndeshjen si nikoqir kundër Levantes pasditen e sotme (e shtunë).
Real Madridi është duke udhëhequr me rezultat 2 me 0 pas 31 minutave lojë në Bernabeu në ndeshjen në kuadër të xhiros së katërt, shkruan portali arbresh.info.
?Four goals so far this season for @Benzema ?
⚽ 25'
⚽ 31'#RealMadridLevante pic.twitter.com/uvtDib2haF— LALIGA English (@LaLigaEN) September 14, 2019
Kjo epërsi e menjëhershme është krijuar nga sulmuesi francez që ka dërguar dy herë topin në rrjetë brenda gjashtë minutave.
Benzema zhbllokoi me kokë rezultatin në minutën e 25′, ndërsa goli tjetër u shënua në minutën e 31′ pas një asistimi nga James Rodriguez.
Aktualisht, Benzema është golashënuesi më i mirë në La Liga këtë sezon me katër gola./arbresh.info/
Shikoni më poshtë dy golat e tij:
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos