Marcelo Gallardo është trajneri i ri i Al Ittihad. Tekniku argjentinas rikthehet në pankinë më shumë se një viti e gjysmë pas aventurës së tij me River Plate dhe zë vendin e të shkarkuarit Nuno Espirito Santo, i cili u detyrua të largohej për shkak të rezultateve të dobëta.
Al Ittihat renditen në vendin e pestë në Saudi Pro League, 11 pikë larg vendin të parë, që mbahet nga Al Hilal.
Nuno Espirito Santo e pësoi për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me sulmuesin më të rëndësishëm të skuadrës, Karim Benzema.
Pikërisht influence e ish-sulmuesit të Realit te drejtuesit e klubit ishte vendimtare në largimin e portugezit./ss
Projektligji për t’ia vënë emrin e Eliot Engel ndërtesës së ...
Qeveria në prag të rënies: Edhe një tjetër ministër britanik...
Shpërdoroi një shumë parash nga bankomati, policia kërkon nd...
Ish-sulmuesi i Liverpoolit dënohet me burg
Përplasja në Skënderaj, Arjeta Fejza rrëfen si u sulmua Hysn...
Pas kërkimeve intensive, gjendet trupi i pajetë i gruas së z...