Benfica ka publikuar një deklaratë zyrtare pasi UEFA vendosi të pezullojë përkohësisht për një ndeshje lojtarin e tyre Gianluca Prestianni, ndërsa vazhdon hetimi për akuzat për abuzim racist ndaj yllit të Real Madrid, Vinicius Junior.
Klubi portugez konfirmoi se është informuar për vendimin e organit më të lartë të futbollit evropian dhe shprehu pakënaqësi për pezullimin e përkohshëm të futbollistit, ndërsa procesi hetimor është ende në zhvillim.
“Sport Lisboa e Benfica është informuar për vendimin e UEFA-s për të vendosur një pezullim të përkohshëm prej një ndeshjeje ndaj lojtarit tonë, Gianluca Prestianni, si pjesë e hetimit në vazhdim për incidentin që ndodhi gjatë ndeshjes kundër Real Madridit,” thuhet në deklaratë.
Klubi theksoi se do ta apelojë këtë vendim, edhe pse pranon se afatet kohore mund të mos kenë ndikim praktik në ndeshjen e kthimit të play-off-it të UEFA Champions League.
“Klubi shpreh keqardhje që privohet nga lojtari ndërkohë që procesi është ende në hetim dhe do të apelojë këtë vendim të UEFA-s, edhe pse afatet në fjalë nuk ka gjasa të kenë efekt praktik në ndeshjen e dytë,” vazhdon deklarata.
Në fund, Benfica ritheksoi qëndrimin e saj të prerë kundër racizmit dhe çdo forme diskriminimi, duke e konsideruar këtë një pjesë të rëndësishme të identitetit të klubit dhe trashëgimisë së figurave legjendare si Eusébio.
“Sport Lisboa e Benfica riafirmon angazhimin e saj të palëkundur për të luftuar të gjitha format e racizmit dhe diskriminimit, vlera që janë pjesë e identitetit historik të klubit dhe reflektohen në veprimet tona të përditshme dhe në figurat madhore të historisë sonë, si Eusébio.”
UEFA pritet të vazhdojë hetimin për incidentin, ndërsa vendimi përfundimtar ende nuk është marrë.
Pas Andrew, arrestohet edhe ish-ambasadori Peter Mandelson
Abdixhiku shkruan pas takimit me Kurtin: Presidenca s’duhet ...
Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet për përjashtim të OV...
Kurti tregon nëse LVV e përkrah Osmanin për presidente
Arrestohet një person në Ferizaj, iu gjetën substanca narkot...
Gjermania i dhuron Policisë pesë vetura dhe pajisje teknolog...