Benevento i vendos çmimin mesfushorit vlonjat, Ledian Memushaj.
Klubit nga Campania prej disa javësh po i bëhet presion nga Salernitana, që sheh te 31-vjeçari njeriun ideal për ndërtimin e lojës edicionin e ardhshëm. Trajneri Stefano Colantuono e konsideron Memushajn si futbollistin ideal të mesfushës së tij, pavarësisht viteve që ka mbi supe lojtari i Përfaqësueses Shqiptare.
Pengesë është fakti që fantazisti është në kontratë për një tjetër vit me Beneventon, e cila mendon të dorëzohet për një shifër rreth 500 mijë euro. Sigurisht që për një skuadër të Serisë B, gjysmë milioni është një shumë e konsiderueshme nëse merret parasysh edhe mosha e futbollistit, por mbi të gjitha edhe paga e tij.
Shtypi italian parashikon që kjo marrëveshje mund të mbyllet, por në shifra më të ulëta, duke qenë se Salernitana insiston për shërbimet e Memushajt, ndërkohë që Benevento do të mirëpriste ofertën e duhur për të lejuar largimin e lojtarit. Në sezonin që sapo lamë pas Memushaj është aktivizuar në 17 ndeshje të serisë A me Beneventon, 15 prej të cilave si titullar, duke u konsideruar shumë i rëndësishëm për ndërtimin e manovrës sulmuese.
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë
“Ora e Fundit” për Trafikantët, Policia e Kosovës sekuestron...
Liderët botërorë urojnë Vitin e Ri
Oficerët doganorë në detyrë gjatë natës së ndërrimit të vite...
OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kom...