Belgjika është kombëtarja e radhës që ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Evropianin ‘Gjermani 2024’.
Pjesë e listës së skuadrës belge janë emrat e mëdhenj si Kevin de Bruyne dhe Jeremy Doku të Manchester City-t, Romelu Lukaku i Romës dhe Leandro Trossard i Arsenalit.
Ndërkaq, portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois nuk ftuar për shkak të një lëndimi të muskulit që e ka lënë jashtë fushës që nga vera e kaluar.
Kombëtarja e Belgjikës synon që të shkojë sa më lartë në EURO 2024, vet ky që starton më 14 qershor.
Kjo është lista e Belgjikës:
Portierë: Casteels, Kaminski, Sels.
Mbrojtës: Castagne, De Cuyper, Faes, Meunier, Theate, Vertonghen, Debast.
Mesfushorë: De Bruyne, O.Mangala, Onana, Tielemans, Vermeeren, Witsel, Vranckx.
Sulmues: J.Bakayoko, Carrasco, De Ketelaere, Doku, Lukaku, Lukebakio, Openda, Trossard./rtk
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës