Belgjika ka përfunduar si lidere në fazat grupore në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”
Pas fitores me rezultat minimal 1 me 0 kundër Anglisë mbrëmjen e sotme (e enjte), përfaqësuesja belge mbyllë fazën e grupeve si lidere në pozitën e parë me gjithsej nëntë pikë, shkruan portali arbresh.info.
Supergoli i realizuar nga Adnan Januzaj ishte vendimtar në takimin xhiros së fundit në kuadër të Grupit G të zhvilluar në stadiumin Kaliningrad kundër “Tre Luanëve”. Anësori i Real Sociedadit, i cili ende mohon kombësinë e tij, realizoi golin e parë me fanellën e kuqe të “Djajve të Kuq” në Kampionatin Botëror.
Pas një super driblimi, Januzaj dërgoi topin në një kënd të paarritshëm për portierin Jordan Pickford.
23-vjeçari, i cili nisi takimin e sotëm nga minuta e parë, u bë lojtari i katërt me prejardhje shqiptare që shënon në turneun madhështor në Rusi.
Anglia do të përballet në raundin e ardhshëm me Kolumbisë më 1 korrik, ndërsa Belgjika kundër Japonisë më 2 korrik./arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...