Belgjika ka shënuar fitores të pastër ndaj Skocisë me rezultat 0-4 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Pas vetëm nëntë minutash lojë, belgët kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Romelu Lukaku nga asistimi që pranoi prej Kevin de Bruynes.
Mesfushori i Manchester Cityt ishte përsëri në rolin e asistuesit, pasi e shërbeu mjaftë mirë Thomas Vermalen (24’).
De Bruyne e kompletoi het-trikun e asistimeve, derisa asistoi për Toby Alderweireldin në minutën e 32-të, e që 0-3 u mbyll pjesa e parë.
Pjesa e dytë ishte përsëri e dominuar nga ‘Djajtë e Kuq’, gjersa mesfushori i Citizens ishte në rolin e golashënuesit nga asistimi që mori prej sulmuesit të Interit (82’).
Belgjika është liderë e Grupit I me 18 pikë, të ndjekur nga Rusia me 15-të, Kazakistani dhe Qipro me shtatë, Skocia me gjashtë dhe San Marino ende pa pikë.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...