Milani do të përballet të martën mbrëma (nesër) me Tottenhamin në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “San Siro”.
UEFA ka dalë me njoftim publik për gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë për këtë përballje tejet të zjarrtë.
Gjyqtari kryesor është zvicerani Sandro Scharer, ndërsa asistent të tij do të jenë shqiptari Bekim Zogaj që ka pasaportë zvicerane, Stephane de Almeida e Alexandru Deaconu, shkruan telegrafi.
Gjyqtari i katërt do të jetë Lukas Fahndrich, gjersa në dhomën e VAR-it gjenden Marco Fritz dhe Fedayi San.
I deleguari nga UEFA për këtë ndeshje do të jetë Irakli Nakaidze.
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...