Trajneri i Zvicrës Vladimir Petkoviç ka lajmëruar Valon Behramin se nuk do të jetë më i ftuar në kombëtare. Fatin e tij do të kenë edhe Djourou dhe Lishtainer.
Berhami ka pohuar se ky është një veprim politik. “Mendova se ishte një telefonatë normale, por në fakt mua mu tregua dera.” u shpreh Behrami.
Behrami ka qenë pjesë e Zvicrës për 4 kampionate Botërore dhe regjistron më shumë se 80 ndeshje të luajtura. Ai gjithashtu pohon se ka ndalur Xhakën dhe Shaqirin nga tërheqja.
“Ata kanë pasur arsye shumë të forta ta lënë këtë kombëtare. Unë kam tentuar ti qetësoj dhe të komunikoj me ta. Sekretari i Përgjithshëm më ka ftuar që ti qetësoj shokët e mi. Unë e kam bërë këtë sepse kam dëshirë të bashkoj njerez dhe jo ti ndaj ata”, ishin fjalët e Behramit.
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës