Futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique, mendon që Juventusi ishte më e mirë se Barcelona në dy ndeshjet e zhvilluara dhe me meritë ka kaluar tutje në Ligën e Kampionëve.
Reprezentuesi spanjoll e sheh ‘Zonjën e Vjetër’, si një kandidate potenciale për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.
“Ata kanë një skuadër shumë të mirë dhe në dy ndeshje u treguan më të fortë se ne, e merituan të kalojnë tutje”, ka thënë Pique për BeIN Sports.
“Ju dëshiroj të gjitha të mirat në fazën tjetër sepse mendoj që ata mund ta fitojnë këtë trofe”.
“Ne krijuam raste por ishte e vështirë. Ata janë italianë dhe dinë si të mbrohen, janë specialistë në zonë. Erdhën për të luajtur në stilin e tyre dhe ia dolën mjaft mirë”, ka përfunduar spanjolli. /Arbresh.info
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic