Trajneri i Chelseat ka dhënë një deklaratë befasuese pas humbjes nga Manchester United.
Chelsea ka qenë skuadra dominuese e këtij stinori në Premier Ligë, duke e kryesuar tabelën pothuajse gjatë tërë edicionit.
As kjo ecuri fantastike, nuk është mjaftueshme për trajnerin Antonio Conte, i cili pas disfatës 0:2 nga United, ka thënë se ndjekësi kryesor i ‘Bluve’ në garën për titull, Tottenham Hotspur është skuadra më e fortë në Premier Ligë.
“Mendoj se Tottenhami është skuadra më mirë aktualisht. Ata po kalojnë në një formë tepër të mirë dhe entuziazmi për të fituar sa shkon e rritet. Ata duan të shkruajnë historinë”, ka thënë Conte.
“Ne duhet që të jemi më të mirë nëse duam të përfundojmë të parët, përndryshe nuk e meritojmë titullin”, ka përfunduar italiani.
Kur kanë mbetur edhe gjashtë javë deri në përfundim të stinorit në Premier Ligë, Chelsea ka katër pikë më shumë se Tottenhami./Arbresh.info/
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...