Trepça 89′ ka qenë befasia e këtij raundi në Kupën e Kosovës.
Mitrovicasit kanë arritur të fitojnë me përmmbysje ndaj Llapit me rezultat 4-3, për të u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Llapjanët e nisën lojë më mirë, ku vetëm pas shtatë minutave lojë Llapi kaloi në epërsi me golin e Ahmed Januzit për 0-1.
Ishte minuta e 57-të e ndeshjes, kur mysafirët realizuan sërish me autor të njëjtë Ahmed Januzin për ta dyfishuar epërsinë.
Por mitrovicasit nuk u dorëzuan dhe reaguan shpejtë, ku realizuan dy gola brenda 15 minutave në të 63 e 78 për të barazuar shifrat në 2-2.
Në kohën shtesë u shënuan edhe tre gola, dy për mitrovicasit dhe një për Llapin që e realizoi Muhamet Hyseni, për rezultatin përfundimtar 4-3.
Me këtë fitore, Trepça 89′ kompletoi tetë skuadrat çerekfinaliste të Kupës së Kosovës./Arbresh.info/
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...