Ish-trajneri i Chelseat, Milanit dhe Real Madridit, Carlo Ancelotti, kërkohet nga ekipi i legjendës angleze, David Beckham, Miami FC.
Legjenda angleze dhe pronari i Miami FC, David Beckham, është duke synuar të bëjë revulocion në futbollin amerikan.
Beckham para disa muajsh ka marr licencën, për tu bërë skuadër e rregullt për gara në Mayor League Soccer – MLS.
Sipas mediumit anglez The Mirror, anglezi fillimisht po shikon për një menaxher të njohur, ku përfshihet Ancelottin, Bruce Arena dhe Zinedine Zidane.
Po ashtu, i dëshiron edhe futbollistë të kalibrit të lartë, si Wayne Rooney dhe Cristiano Ronaldo, të cilët dikur kanë luajtur së bashku në Manchester United.
Carlo Ancelotti, 58 vjeç, është një objektiv kryesor i Beckhami, që ka punuar së bashku me anglezin në Paris Saint-Germain dhe ka krijuar një marrëdhënie të mirë.
Ancelotti po ashtu spekulohet se mund të emërohet trajner i Arsenalit, për sezonin e ardhshëm. /arbresh.info/
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...