Gareth Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo, të njohur ndryshe si BBC, do të mungojnë të tre në ndeshjen e Real Madridit kundër Leganes që zhvillohet sonte (e enjte).
Karim Benzema është ende i lënduar, ashtu si kapiteni Sergio Ramos, por Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale duket se do të pushojnë në këtë ndeshje, së bashku me Marcelon, transmeton portali arbresh.info.
Nga ana tjetër, Zinedine Zidane ka emëruar të gjithë lojtarët tjerë që janë pjesë e formacionit startues, ndërsa të rinjve si Theo Hernandez, Moha Ramos, Achraf Hakimi, Marcos Llorente dhe Borja Mayoral iu është dhënë shansi për të shkëlqyer.
Ndryshe, kjo është ndeshje e parë në kuadër të çerekfinales për Kupë të Mbretit.
Takimi zhvillohet duke filluar nga ora 21:30./arbresh.info/
Skuadra e plotë e Madridi ndaj Leganes: Keylor, Casilla, Moha; Carvajal, Vallejo, Varane, Nacho, Theo, Achraf; Kroos, Modric, Casemiro, Marcos Llorente, Asensio, Isco, Kovacic, Ceballos; Vazquez, Mayoral
KQZ-ja merr masa për të parandaluar manipulimet e evidentuar...
Irani: SHBA i është përgjigjur propozimit të fundit për paqe
Edhe Supremja lë në fuqi dënimin me nga 12 vjet burgim ndaj ...
Legjislatura e 10-të e Kuvendit të Kosovës zgjati vetëm 76 d...
Berisha falënderon kongresmenët amerikanë për rezolutën: Kos...
Albion Rrahmani realizon gol ndaj Jablonecit