Bayern Munich është duke kërkuar një sulmues për sezonin e ri, pasi pas largimit të Robert Lewandowskit ata nuk nënshkruan me asnjë zëvendësues të polakut.
Ëndrra e madhe e kampionëve në fuqi të Gjermanisë është sulmuesi anglez Harry Kane, por nuk do të jetë aspak e lehtë të nënshkruhet me kapitenin e Tottenham Hotspur.
Skuadra londineze nuk e ka ndërmend ta largojë yllin e saj, por edhe çmimi i tij prej më shumë se 150 milionë eurove konsiderohet i lartë.
Bavarezët janë duke shikuar alternativa të tjera dhe mediat gjermane kanë raportuar se Marcus Thuram ndodhet në listën e tyre.
25-vjeçari mbetet i lirë në fund të sezonit dhe ende nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me Gladbach.
Sulmuesi francez ka shkëlqyer këtë edicion ku në 10 ndeshjet e para ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.
Gjithsesi në garë për lojtarin janë edhe skuadra tjera të mëdha si Dortmund, Manchester United, Inter dhe Roma. /Telegrafi/
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...