Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, “Bavarezët” janë rikthyer me barazim në Bundesliga.
Bayern Munichu ka barazuar me rezultat 2 me 2 në ‘Allianz Arena’ në ndeshjen e xhiros së 30 të zhvilluar ndaj FSV Mainz në kuadër të Bundesligas, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra e Carlo Ancelottit nuk ishte mjaftueshëm e motivuar nga eksperti italian pas eliminimit tronditës nga Real Madridi në kompeticionin evropian.
Arjen Robben 16′ dhe Thiago Alcantara (73′) ishin dy autorët e golave për gjigantin gjerman, ndërsa Krikic (3′) dhe Brosinski (40′) shënuan për mysafirët.
Bayern Munichu vazhdon qëndrimin në krye të tabelës me 70 pikë, nëntë më shumë se RB Leipzig në pozitën e dytë ndërsa Mainz qëndron në pozitën e 13 me vetëm 33 pikë duke iu shmangur zonës së dëbimit./arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...