Nëse Bayerni kërkon lojtarë të rinj dhe të talentuar, bën mirë të hedhë sytë nga Werder Bremeni. Milot Rashica është një bast i mirë për të ardhmen. Kjo ishte këshilla e Ditmar Hammann për ekipin bavarez, pas performancës së shkëlqyer të sulmuesit shqiptar në ndeshjen e Kupës kundër Dortmundit.
Lojtari i Përfaqësueses së Kovovës ka kontratë me Werder Bremenin deri në vitin 2022, por me shumë mundësi ai do të largohet për një skuadër më të madhe duke qenë se performancat e tij këtë sezon kanë qenë të shkëlqyera.
Klubi gjerman i ka vendosur një klauzolë 38 milionë euro futbollistit shqiptar, por për ekipet si Bayerni apo Dortmundi ka një problem. Kjo klauzolë nuk është e vlefshme për ekipet e Bundesligës, por vetëm për skuadrat angleze, italiane, spanjolle dhe ato franceze. Kjo do të thotë se për dy ekipet e sipërpërmendura ka një tjetër çmim, i cili mund të jetë më i lartë dhe i negociueshëm mes drejtuesve.
Në këtë pikë, interesi i Werderit është që ta transferojë Rashicën te Bayerni i Mynihut ose te Dortmundi, sepse do të arkëtojë më shumë se 38 milionë euro (klauzola). Ata do ta vendosin vetë çmimin për lojtarin që e ka mahnitur Bundesligën. Prej kohësh, Rashica është në vëmendjen e disa skuadrave të mëdha në Evropë, por ai ende nuk e ka bërë zgjedhjen e tij dhe vazhdon të jetë i përqendruar në maksimum për të mbyllur sa më mirë sezonin.
Werderi është duke kaluar një moment negativ dhe renditet në zonën e ftohtë të renditjes duke rrezikuar seriozisht rënien një kategori më poshtë. Nëse ndodh kjo, atëherë Rashica do të largohet menjëherë dhe skuadrat e interesuara për të duhet të nxitojnë që të arrijnë ndonjë marrëveshje paraprake.
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje