Bayern Munichu ka shënuar një fitore të thellë ndaj Schalkes me rezultat 5-0 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 19-të në Bundesliga.
Bavarezët kanë vazhduar serinë pozitive në kampionat, duke arritur edhe fitoren e pestë radhazi dhe duke iu afruar pozitës së parë në vetëm një pikë.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë dominuese nga Bavarezët, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm gjashtë minutave lojë dhe ishte i përhershmi Robert Lewandowski, i cili shënoi për 1-0.
Në minutat shtesë të pjesës së parë, Bayerni gjeti golin përsëri dhe ishte Thomas Muller që shënoi për 2-0.
Pjesa e dytë përsëri foli e gjitha në të mirë të Bavarezëve, të cilët vazhduan dominimin dhe golat për të siguruar fitoren e radhës.
Leon Goretzka (50’) ishte shënues për rezultat 3-0, ndërsa Thiago Alcantara (58’) për 4-0.
Deri në fund të ndeshjes pati edhe shumë raste nga të dyja skuadrat, por ishte vetëm Bayerni që shënoi me Serge Gnabry (89′) për 5-0 duke vulosur rezultatin përfundimtar.
Pas kësaj fitore, Bayerni e sheh veten në pozitën e dytë me 39 pikë apo një më pak se lideri RB Leipzig, ndërsa Schalke renditet në vendin e pestë me 33 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Bavarezët udhëtojnë te Mainzi, ndërsa Schalke udhëton te Hertha Berlini.
Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit...
Detaje nga operacioni që vrau El Menchon – ai u ekzeku...
Shënoi gol të rëndësishëm ndaj Juvnetusit por nuk festoi – O...
10 vjet më parë Hashim Thaçi ishte zgjedhur president i Koso...
Zbulohen detaje rreth policit që u kap me 1 milion euro në M...
MKRS dhe UNDP thellojnë partneritetin për projekte afatgjata...