Bayerni mposht PSG-në ‘midis’ Parisi

23:16 | 14 Shkurt 2023
Emir Abduramani

Bayern Munichi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë kundër Paris Saint-Germianit, të vlefshëm për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar në “Parkun e Princave” përfundoi me rezultatin 0:1.

Golin e vetëm dhe të fitores për “Bavarezët” e shënoi Kingsley Coman, në minutën e 53-të, pas një super-krosimi të Alphonso Davies.

Vendasit ia dolën të barazonin shifrat në minutën e 82-të, por goli i Kylian Mbappes u anulua pas rishikimit nga VAR-i, për shkak të pozitës jashtë loje.

Mbappe kwtw ndeshje e filloi nga banka rezervë për shkak të një lëndimi që pësoi para dy javëve.

Benjamin Pavard i mysafirëve u përjashtua nga loja në minutën e 91-të, pasi mori kartonin e dytë të verdhë, pas një ndërhyrje që pati ndaj Lionel Messit, i cili furishëm po hynte në zonë.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 8 mars, në “Allianz Arena”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale