Bayern Munichu është tani lider në tabelën e Bundesligas pas xhiros së 26-të.
Kampioni në fuqi ka marrë kreun e tabelës pas fitores tronditëse me rezultat 6 me 0 në takimin si nikoqir në Allianz Arena pasditen e sotme (e shtunë) kundër Wolfsburgut, shkruan portali arbresh.info.
Robert Lewandowski shënoi dy herë (37′, 85′), ndërsa nga një gol e shënuan yjet si Serge Gnabry (34′), James Rodriguez (52′), Thomas Muller (76′) dhe Joshua Kimmich (82′).
Në këtë debakël të vërtetë nga “Bavarezët” luajti për më pak se një orë lojë futbollisti shqiptar Admir Mehmedi, ndërsa futbollisti kosovar Elvic Rexhbecaj u inkuadrua në fushë në minutën e 68′.
Nga ana tjetër, Borussia Dortmundi ishte fare pranë barazimit ndaj Stuttgartit por Paco Alcacer shpëtoi skuadrën e tij duke shënuar për 2 me 1 në minutën e 84′ të ndeshjes.
Marco Reus kishte shënuar golin e epërsisë me anë të penaltisë pas një ore lojë në Signal Iduna Park, ndërsa Marc Kempf kishte barazuar shifrat vetëm dhjetë minuta më vonë për 1 me 1.
Dortmundi dhe Bayerni kanë nga 57 pikë, por kampioni në fuqi qëndron në krye të tabelës për shkak të golaverazhit më të mirë./arbresh.info/
Kurti kujton Adem Demaçin dhe Astrit Deharin në përvjetorin ...
Begaj nis vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Myftiu Tërnava e falënderon Turqinë për ndihmat ndaj populli...
PSD ironizon, i dërgon “kartelën” e Vetëvendosjes Hamzës dhe...
Imuniteti i Ballukut, Rama: Do pres raportin, nuk mund të hy...
Luis Enrique flet pas kualifikimit të PSG: Jemi gati për këd...