Mesfushori i Barcelonës, Frenki de Jong ka hedhur një hap të rëndësishëm në formimin e tij si lojtar i madh në Europë.
Nën urdhrat e trajnerit Kuman, holandezi ka kontribuar në disa ndeshje radhazi që Barcelona të marrë rezultate pozitive. Rendimenti i tij nuk po kalon i pavëzhguar nga ekipet e tjera dhe gazeta gjermane “Bild” shkruan se mesfushori është një nga prioritetet më të mëdha të Bajernit për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Duhet të kujtojmë faktin që De Jong u kërkua edhe në këtë sezon nga bavarezët, por për Barcelonën ishte i pashitshëm.
Kriza ekonomike që ka përfshirë klubin katalanas mund t’i detyrojë drejtuesit që të marrin vendime të rëndësishme për të ardhmen e të sakrifikojnë ndonjë lojtar. De Jong është favoriti për Bajernin, por në listën e dëshirave të gjermanëve janë edhe Bubakar Kamara, Kamavinga, Zakaria etj.
Ndërkohë, skuadra e Barcelonës mund ta zëvendësojë De Jongun me patriotin e tij, Xhorxhinjo Vajnaldum. Mesfushori i Liverpulit nuk e ka rinovuar ende kontratën me skuadrën angleze dhe në fundin e sezonit do të jetë futbollist i lirë.
“Nuk kam asgjë për të thënë për këtë çështje”, ishin fjalët e Klopit ditën e djeshme. Kjo do të thotë se Vajnaldum mund të largohet nga Premier Liga për t’iu bashkuar Barcelonës./Arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...