Derisa shumica thonë se titulli në ligën gjermane ishte i Bayern Munichut ende pa filluar sezoni, skuadra e Carlo Ancelttit krijoi një diferencë prej shtatë pikëve me pozitën e dytë në Bundesliga pas ndeshjes së fituar këtë vikend.
Bayern Munichu fitoi me rezultat 3 me 0 ndaj FC Koln këtë të shtunë, ndërsa dje bartësi i pozitës së dytë, RB Leipzig, humbi dy pikë pas barazimit ndaj Augsburgut, shkruan portali arbresh.info.
Lideri siguroi fitore me golat e shënuar nga Javi Martinez, Juan Bernat dhe Franck Ribery duke u vendosur në një nivel të mirë para ndeshjes në Ligë të Kampionëve kundër Arsenalit në ‘Emirates Stadium’.
Pas disfatës së pësuar 5 me 1 në Gjermani javë më parë, shpresat për titull nga Arsenali u shuan thuajse plotësisht.
Por, gjermanët tani kanë humbur anësorin Douglas Costa, i cili do të mungoj në ndeshjen që zhvillohet në Londër për shkak të lëndimit që pësoi gjatë pjesës së dytë në ndeshjen e sotme./arbresh.info

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...