Bayern Munich ka arritur të shënoj fitore në kryendeshjen e javës së parë në Ligën e Kampionëve ndaj Chelseas. Bavarezët fituan me rezultat 3-1 në “Allianz Arena”.
Epërsinë fillestare skuadra e Kompanys e mori nga një autogol i Chalobas në minutën e 20-të, shkruan Arbresh.info.
Shtatë minuta më vonë, Bayerni fitoi penallti të cilën në gol e konkretizoi, Harry Kane për ta dyfishuar epërsinë.
Nuk vonoi shumë dhe me një kundërzbritje të shpejtë londinezët rihapën sfidën me golin e Cole Palmer pas një asistimi të Gustos.
Në pjesën e dytë, iniciativën më të madhe e pati Bayerni, i cili edhe gjeti golin e tretë dhe e vulosi fitoren.
Harry Kane në minutën e 63-të e shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për klubin.
Chelsea shënoi në minutën e 89-të përmes Cole Palmer, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë lojë. Deri në fund nuk u shënuan gola më dhe Bayern arkëtoi tre pikët e para këtë edicion.
Sfida e dytë për Bayernin është në Qipro ndaj Pafosit, teksa Chelsea takohet me Benfican./Arbresh.info
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...