Bayern Munichu e ka prezantuar sot trajnerin e ri, Thomas Tuchel.
Ish-trajneri i Paris Saint-Germainit dhe i Chelseat mezi pret ta nisë aventurën e re, ndërsa e ka ngritur në qiell ekipin e tij të ri.
Tuchel deklaroi se me këtë skuadër mund të bëjë gjëra të mëdha dhe të fitojë trofe të rëndësishëm.
“Është një nder të jem kërkuar nga Bayern Munichu. Falënderimet e mia të sinqerta shkojnë për besimin që e kishin në mua, Oliver Kahn, Hasan Salihamidzic, Herbert Hainer dhe Uli Hoenes. Kur punon jashtë Gjermanisë për një kohë, bëhesh më i vetëdijshëm për rëndësinë që e ka Bayerni”, deklaroi fillimisht Tuchel.
“ADN i këtij klubi është i lidhur me fitoren. Skuadra që do ta kem në dispozicion është njëra prej më të talentuarave dhe më të fortave në Evropë. Mund të luftosh për çfarëdo titulli me këtë skuadër. E kam zgjedhur Bayernin edhe për një arsye personale, për të punuar më afër familjes sime. Për këtë dhe për shumë arsye të tjera, e kam pranuar shpejt këtë post të propozuar”, vazhdoi Tuchel.
Ai synon ta fitojë titullin e kampionit në Gjermani dhe Ligën e Kampionëve qysh në sezonin e parë me gjigantin bavarez./GE/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...