Mesfushori kualitativ mund të largohet nga Atletico Madridi për t’iu bashkuar kampionit evropian në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.
Bayern Munichu ia ka vënë syrin futbollistit të Atletico Madridit, Thomas Lemar.
Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi gjerman “Sport Bild”, përcjell Gazeta Express.
Mesfushori francez është shquar me kualitetin e tij në “Wanda Metropolitano” dhe tash është i gatshëm për hapin e radhës.
Bayerni, nga ana e tij është në kërkim të pasardhësit të Thiago Alcantaras dhe 24 vjeçari mund të jetë zgjedhja ideale për trajnerin Hansi Flick. Ndërkohë, portali “Goal.com” njofton se dy klube të Premierligës janë të interesuara për mesfushorin luftarak, të cilët mund t’i bëjnë ndërkohë konkurrencë kampionit të ri evropian.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...