Bayern Munichu e ka bërë të qartë edhe një herë vendimin e tyre për të mos e transferuar Cristiano Ronaldon.
Ylli portugez e kërkon me ngulm largimin nga Manchester United, pasi synimi i tij është që të luajë në Ligën e Kampionëve.
Por, drejtori i Bavarezëve, Hasan Salihamidzic ka thënë se ata kanë shumë respekt për pesë herë fituesin e Topit të Artë, por nuk është në planet e tyre.
“Kam shumë respekt për Cristiano Ronaldon, suksesin e tij dhe karrierën. Por, edhe një herë: Nuk ishte e as nuk është temë për ne”, ka deklaruar ai.

Duket se Bayerni nuk dëshiron t’i ofrojë Roaldos pagën e majme që merr te Manchester United, pasi fiton mbi 500 mijë euro në javë.
Chelsea dhe Paris Saint-Germain, po ashtu kanë refuzuar transferimin e tij, derisa e ardhmja e tij është ende e paqartë. /Telegrafi/
Ali Ahmeti për vdekjen e Dacit: Kosova nuk ka humbur vetëm n...
Një vit me arritje të jashtëzakonshme e plot histori – Kombë...
“Mbarë shqiptaria do ta kujtojnë profesorin për kontri...
AUV asgjëson 19200 kg mish pule të importuar nga Polonia
Disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë
Një i vrarë dhe disa të plagosur në një sulm vetëvrasës me b...